Kontaktoni me ne

+383 38 220 403

Kërko faqen

Diskutim mbi temën “Financimi i bazuar në projekte dhe në kontrata”

Projekti PPSE në bashkëpunim me Shoqatën e Bankave të Kosovës, organizuan tryezën mbi temën “Financimi i bazuar në projekte dhe në kontrata”. Që në vitin 2017, PPSE ka pilotuar intervenimin “financimi i bazuar në kontratë” (contract-based financing), për t’i adresuar nevojat e financimit jo-tradicional në sektorin e bujqësisë. Duke promovuar një bashkëpunim dhe besim, bankat dhe akterët në sektorin e bujqësisë mund të krijojnë një ekosistem financiar të qëndrueshëm që mbështetë rritjen e sektorit dhe ekonominë në përgjithësi.

Ky aktivitet shërbeu si platformë për të nxitur dialogun midis palëve të interesuara, gjatë të cilat u ndanë njohuritë dhe trendet për të identifikuar barrierat dhe zgjidhjet e mundshme për zbatimin e suksesshëm të shërbimeve si financimimi i bazuar në kontrata dhe projekte, apo modalitete financiare tjera të ngjashme. Diskutimi gjatë kësaj tryeze pati fokus:

  • Rishikimin dhe vlerësimin e progresit të bërë ne prezentimin e financimit te bazuar ne kontrata ne Kosovë, si dhe eksplorimin e mundësive për të zgjeruar përdorimin e tij
  • Ekplorimin e reformave fiannciare potenciale në përputhje me nevojat e sektorit privat (duke shikuar mundësinë edhe në sektorë të tjerë, përveq sektorit të bujqësisë). 

 Kjo tryezë vuri në pah përparimet dhe zhvillimet që kanë ndodhur në këtë fushë. Bankat kanë filluar të ndjekin në profil te specializuar duke përdorur financimin e bazuar në kontratë dhe projkte si mjete për garantimin e kredive. Në të njëjtën kohë, MBPZHR ka ndërmarrë hapa konkrete drejt përdorimit të faturave të kulturave bujqësore dhe fletëmagazinave si garanci për kredi. Këto zhvillime tregojne rritjen e ndërgjegjësimit dhe përdorimit të praktikave financiare të reja dhe sjellin avantazhe të reja për sektorin e bujqësisë dhe tregun financiar në Kosovë.

PPSE është projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim (SDC) dhe implementohet nga Swisscontact në Kosovë dhe Instituti Riinvest.