Projekti PPSE në bashkëpunim me Shoqatën e Bankave të Kosovës, organizuan tryezën mbi temën “Financimi i bazuar në projekte dhe në kontrata”. Që në vitin 2017, PPSE ka pilotuar intervenimin “financimi i bazuar në kontratë” (contract-based financing), për t’i adresuar nevojat e financimit jo-tradicional në sektorin e bujqësisë. Duke promovuar një bashkëpunim dhe besim, bankat dhe akterët në sektorin e bujqësisë mund të krijojnë një ekosistem financiar të qëndrueshëm që mbështetë rritjen e sektorit dhe ekonominë në përgjithësi.
Ky aktivitet shërbeu si platformë për të nxitur dialogun midis palëve të interesuara, gjatë të cilat u ndanë njohuritë dhe trendet për të identifikuar barrierat dhe zgjidhjet e mundshme për zbatimin e suksesshëm të shërbimeve si financimimi i bazuar në kontrata dhe projekte, apo modalitete financiare tjera të ngjashme. Diskutimi gjatë kësaj tryeze pati fokus:
Kjo tryezë vuri në pah përparimet dhe zhvillimet që kanë ndodhur në këtë fushë. Bankat kanë filluar të ndjekin në profil te specializuar duke përdorur financimin e bazuar në kontratë dhe projkte si mjete për garantimin e kredive. Në të njëjtën kohë, MBPZHR ka ndërmarrë hapa konkrete drejt përdorimit të faturave të kulturave bujqësore dhe fletëmagazinave si garanci për kredi. Këto zhvillime tregojne rritjen e ndërgjegjësimit dhe përdorimit të praktikave financiare të reja dhe sjellin avantazhe të reja për sektorin e bujqësisë dhe tregun financiar në Kosovë.
PPSE është projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim (SDC) dhe implementohet nga Swisscontact në Kosovë dhe Instituti Riinvest.