Kontaktoni me ne

+383 38 220 403

Kërko faqen

Certifikimi organik i produkteve të Kosovës i bën ato më konkurruese për tregjet ndërkombëtare

Me 19 dhjetor 2018 u organizua ceremonia për shpërndarjen e certifikatave të “Certifikimit Organik” për 25 kompani kosovare që merren me grumbullimin dhe përpunimin e produkteve pyjore jodrusore si dhe kultivimin dhe përpunimin e bimëve mjekësore aromatike.

Ceremonia u organizua nga Shoqata ORGANIKA, që prej disa vitesh ka vënë në zbatim aktivitetin për promovimin e certifikimit organik të këtyre kompanive vendore.

Certifikata organike,që lëshohet nga trupi certifikues Albinspekt, është dëshmi e plotësimit të standardeve të cilësisë së produkteve dhe rrit besueshmërinë e blerësve dhe konsumatorëve. “Certifikata organike është një mjet i fuqishëm i marketingut, siguron blerësit se produkti i përmbahet standardeve të larta të cilësisë dhe rrit vlerën e produktit” thotë Faton Nagavci, Drejtori Ekzekutiv i shoqatës ORGANIKA, teksa flet për rëndësinë e këtij certifikimi.

Aktiviteti për promovimin e certifikimit organik të kompanive në sektorin e produkteve pyjore jodrusore dhe bimëve aromatike e mjekësore implementohet nga Shoqata ORGANIKA u mbështet nga PPSE.