Në një treg ku shërbimet cilësore të marketingut për kompanitë mikro, të vogla dhe të mesme janë të vështira për t'u gjetur ose të papërballueshme, zgjidhja shpesh gjendet në qasje inovative.
Projekti PPSE i Swisscontact-it në Kosovë ka hyrë në partneritet me United Pixels Academy (UPA), që trajnon dizajnerë të rinj në dizajnin grafik, motion design dhe zhvillimin e aplikacioneve. Qëllimi i partneritetit është të bëjë bashkë dizajnerë të rinj kreative që të bashkëpunojnë me kompani të vogla të përpunimit të ushqimit për të përmirësuar brendimin dhe marketingun e produkteve të reja.
Më 12 dhjetor 2019, UPA organizoi një ngjarje që bashkoi prodhuesit vendorë dhe dizajnerët e rinj për t'u takuar, për të diskutuar mbi rëndësinë e brendimit dhe promovimit. Ngjarja ishte mundësi rrjetëzimi për të dy grupet dhe pikë fillestare për bashkëpunimin e mundshëm në të ardhmen.
Armend Berisha i UPA tha "Investimi në imazhin e një biznesi mund të luajë rol shumë pozitiv në krijimin e përshtypjeve pozitive tek njerëzit dhe konsumatorët në përgjithësi".
Zarije Malsiu, pronare e Biofruti-t, që merret me grumbullimin dhe përpunimin e bimëve aromatike mjekësore, është një nga përfitueset e këtyre shërbimeve të mundësuar përmes partneritetit PPSE-UPA dhe u shpreh shumë e kënaqur me shërbimin dhe produktin përfundimtar nga një prej dizajnerëve të rinj.
Këto shërbime të dizajnerëve të rinj do të mbështesin përpunuesit me shërbime të tilla si: brendim, krijimin e faqes në internet, hartimin e paketave, shkrimin e teksteve dhe menaxhimin e fushatës në media sociale. Kjo pritet të kontribuojë në rritje të përgjithshme të shitjeve dhe zgjerim të biznesit.