Kontaktoni me ne

+383 38 220 403

Kërko faqen

Avancimi i njohurive për përpunimin e frutave dhe perimeve

Javën e kaluar, një grup prej 12 përfaqësuesish të kompanive të ndryshme të prodhimit dhe përpunimit të frutave dhe perimeve nga Kosova morën pjesë në një trajnim 5-ditor në Universitetin e Ushqimit dhe Teknologjisë në Plovidv, Bullgari, i dizajnuar nga një ekip akademikësh posaçërisht për nevojat e këtij grupi dhe industrie.

Temat kryesore të trajnimit ishin: klasifikimi dhe përkufizimet e frutave dhe perimeve, bazat e ruajtjes së ushqimit, metodat e tharjes, operacionet në prodhimin e frutave dhe perimeve të konservuara, lëngjeve të frutave, reçelëve, pelteve dhe nektari. Trajnimi përmbante pjesës teorike dhe praktike, si dhe vizita në ndërmarrjet vendase.

Trajnimi u organizua nga CEED Kosova, në partneritet me projektin Promovimi i Punësimit në Sektorin Privat, në kuadër të aktiviteteve për të mbështetur prodhuesit vendorë që të avancojnë proceset e prodhimit.