Një tjetër atraksion turistik i është shtuar listës së gjërave për t’u bërë në Prizren. Via Ferrata “Panorama” është një shteg ngjitjeje 500 metra i gjatë në Grykën e Lumbardhit, që do t'u mundësojë entuziastëve të natyrës të testojnë limitet e veta në mallet e pjesës jugore të Kosovës.
Ky produkt turistik është një shembull i mirë i bashkëpunimit për zhvillim ekonomik në nivelin lokal drejt synimit të përgjithshëm të rritjes ekonomike. Produkti menaxhohet nga Shoqata e Bjeshkatarëve "Sharri". Produkti u zhvillua me mbështetjen e Komunës së Prizrenit dhe Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), dhe me asistencë teknike nga "Marimangat" në Pejë.
Kryetari Haskuka vuri në dukje se Prizreni tani ka një atraksion të ri që do ta zhvillojë më tej turizmin malor në këtë rajon dhe do ta pasurojë ofertën e turizmit të qytetit. Për Katharina Stocker, Shefe e SDC-së në Kosovë, ky produkt është një aktivitet tjetër që synon zhvillimin e sektorit të turizmit, dhe krijimin e vendeve të reja të punës.
Via Ferrata "Panorama" u përurua në 18 nëntor 2019 në një ceremoni ku morën pjesë Kryetari i Komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka, Drejtoresha Komunale për Turizëm dhe Zhvillim Ekonomik Sevil Kazaz dhe Shefja e Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim në Kosovë Katharina Stocker dhe Kryetari të Shoqatës së Bjeshkatarëve "Sharri" Sadik Shporta, dhe të ftuar të tjerë.