Të kuptosh thelbin e qëndrimeve dhe besimeve është hapi i parë për të filluar procesin e ndryshimit efektiv. Për të inkurajuar gratë që të konsiderojnë karriera në shkencë, teknologji, inxhinieri dhe matematikë (STEM), shoqëria duhet të adresojë stereotipizimin e aftësive të grave në STEM.
Studimet e fundit vërejnë se stereotipet gjinore mund të ndikonjnë në zgjedhjet për arsimim të vajzave dhe kjo më pas u kufizon pjesëmarrjen profesionale në këtë fushë që ofron mundësi të shkëlqyera për punësim dhe zhvillim profesional. Për ndihmuar me përmirësimin e këtij aspekti, së fundmi PPSE nënshkroi marrëveshje me OJQ QEndra LEAP. LEAP do të bëjë studimin “Steroptipet gjinore dhe zgjedhjet për arsim në Kosovë”. Ky studim do të jetë kontriobut shtesë për të avancuar perspektivën gjinore në kuadër të burimeve njerëzore për STEM në Kosovë.
Gjithashtu, studimi synon t’i kontribuojë debatit për rolin dhe pjesëmarrjen e grave në tregun e punës, të mbështesë Ministrinë e Arsimit, autoritetet lokale dhe donatorët për të zhvilluar strategji specifike për të adresuar çështje të nënpërfaqësimit të grave në STEM dhe për të rritur vetëdijësimin e përgjithshëm për dimensionet kulturore dhe tradicionale të kësaj dukurie.