Kontaktoni me ne

+383 38 220 403

Kërko faqen

Analizimi i marrëdhënies ndërmjet hoteleve, destinacionit dhe qëndrueshmërisë

Sektori i mikpritjes është thelbësor për zhvillimin dhe qëndrueshmërinë e destinacionit. Ky sektor mund të jetë lider i destinacionit dhe të ketë ndikim pozitiv të përgjithshëm në ekonomi. Këto ishin ndër konkluzionet kryesore gjatë seminarit për qëndrueshmërinë e turizmit që Swisscontact zhvilloi në Kosovë më 10 tetor 2019.

Punëtoria mblodhi përfaqësues të hoteleve më të mëdha në Kosovë. Gjatë tërë ditës, ata u përfshinë në një diskutim mbi ndikimin që kanë operacionet hoteliere dhe çfarë mund të bëjnë hotelet për t'u bërë më të përgjegjshëm.

Rron Jupa, pronar i Hotelit Çarshia e Jupave, Gjakovë, konsideron se punëtoria ishte e vlefshme në dy aspekte: të rrjetëzimit dhe vetëdijësimit. "Kuptova se si kompania jonë mund të ketë një ndikim të madh shoqëror, ekonomik dhe mjedisor në komunitetin përreth", tha ai. "Si menaxher hoteli, unë do të marr masa për të rritur në mënyrë efektive ndikimin pozitiv së pari duke analizuar atë që një turist mund të mos gjejë në vendin tonë dhe si të përmirësojmë shërbimin tonë."