Një shëtitje nëpër 400 metrat e Shtegut të Natyrës në Pyllin e Arinjve në Prishtinë me Ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Jean-Hubert Lebet. Sot, Ambasadori dhe bashkëshortja e tij vizituan një nga destinacionet kryesore të vendit për vizitorët vendas dhe ndërkombëtarë. Bear Sanctuary Prishtina, rreth 20 km larg kryeqytetit, kombinon mirëqenien e kafshëve, turizmin e qëndrueshëm dhe edukimin mjedisor për të gjitha moshat. Shtegu i Natyrës dhe Parku i Argëtimit janë risitë më të fundit dhe janë realizuar përmes bashkëinvestimit të Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim dhe Vierpfoten Kosova.
Kjo hapësirë ofron mundësi për argëtim dhe edukim për vizitorët, duke ia shtuar atraksionin parkut. Produktet rekreative dhe edukative si kodra e milingonave, labirintet, shpella e ariut, rrjeta e merimangës, apo foletë e shpendëve kanë edhe tabela me informacione mbi rolin dhe funksionin e tyre. Projekti u implementua përmes projektit Promovimi i Punësimit në Sektorin Privat si pjesë e aktiviteteve të tij për të zhvilluar ofertën turistike të vendit.