Marrëdhënia ndërmjet kujdesit të hershëm për farën e perimeve dhe rritjes së fidanëve të shëndetshëm të cilësisë së kërkuar varet nga praktikat e mira bujqësore të cilat në masë të madhe promovohen dhe përkrahen nga farmacitë bujqësore, të cilat janë një hallkë e rëndësishme në zinxhirin e prodhimit bujqësor.
Sot, në partneritet me Shoqatën e Tregtuesve të Inputeve Bujqësore, me mbështetje të PPSE nisi një sërë programesh trajnuese tre-ditore të dizajnuara për agronomët që punonin për farmacistët bujqësorë me një fokus në praktikat e mira bujqësore në kultivimin e perimeve. Në ditën e trajnimit me agronomë nga rajoni i Rahovecit, një diskutim i gjallë ndërmjet trajnerit Ismet Babaj dhe pjesëmarrësve mbuluan një gamë të gjerë temash nga shartimi i kungulloreve deri tek raporti i duhur i dritës, ujit dhe temperaturës për të inkurajuar zhvillimin e shëndetshëm të kotiledoneve dhe për të rezultuar në fidane të shëndetshme.
Trajnimi teorik do të vazhdojë më 1 mars dhe do të pasohet nga një ditë trajnimi në terren mbi faktorët e menaxhimit dhe kushtet për kultivimin e perimeve.