Një produkt unik turistik tani mund të përjetohet nga të gjithë vizitorët në Pejë.
“Ura Tibetane” që u inaugurua më 19 nëntor 2019 është aktualisht ura më e gjatë e këtij lloji në Ballkan me 41 metra gjatësi dhe gjendet në lartësinë 60 metra.
“Jeni dëshmitarë në promovimin e një inovacioni të jashtëzakonshëm, i cili sipas normave dhe strukturës është produkti më unik në Pejë dhe rajon quhet "Ura Tibetiane", ku duhet të kalohen 80 shkallë për t'u hapur pista dhe vendkalimi për Via Ferratën më të re, e cila gjithashtu promovohet sot është Via Ferrata "Marimangat". Kjo e begaton pakon e integruar të turizmit aventurier dhe e rrit potencialin turistik në komunën tonë" tha Xhenetë Syka, Drejtoreshë për Zhvillimin Ekonomik në Pejë, në ceremoninë e inaugurimit.
Ky produkt i ri është projekt kapital i financuar nga Komuna e Pejës, Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim përmes Projektit PPSE dhe implementohet nga shoqata "Marimangat e Pejës".