Kontaktoni me ne

+383 38 220 403

Kërko faqen

“Shpi për krejt” – kryeqyteti i Kosovës shpalos brendin e ri informativ për turizmin

Qytet mikpritës dhe njerëzit të afërt janë dy vlerat përcaktuese të Prishtinës, kryeqyteti i Kosovës. Këto vlera janë në themel të brendit të ri informativ për turizmin e qytetit "Shpi për krejt " #ShpiPRKrejt

Më 11 qershor 2020, Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti prezantoi brendin informativ për turizmin e qytetit, duke thënë "ky është një moment i rëndësishëm për zhvillimin e turizmit në Prishtinë, por edhe për Komunën dhe njerëzit e saj".

Brendi u shpalos në një ngjarje të veçantë të organizuar në Kino Armata, një nga atraksionet ikonike të Prishtinës që gërsheton historinë e kaluar, energjinë e re plot gjallëri dhe të ardhmen krijuese të qytetit.

Zhvillimi i këtij brendi turizmi do të shërbejë për të digjitalizuar më tej të gjitha pikat e informacionit për turizmin në Prishtinë. Është rezultat i bashkëpunimit ndërmjet Komunës së Prishtinës dhe Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim përmes Projektit Promovimi i Punësimit në Sektorin Privat që përqendrohet tek zhvillimi i turizmit në kryeqytetin e Kosovës.