Në shërbim të komunitetit. Çfarë nënkupton kjo frazë sipas TOKA? Jehona Gjurgjeala, Drejtoresha Ekzekutive e kësaj organizate jofitimprurëse që është active në Kosovë nga viti 2015, thotë: “të kujdesesh për më gjerë se sa rrethi yt i ngushtë dhe të bësh sa t ë mundesh për ata që kanë më pak fat”.
Me 30 tetor 2018, TOKA dhe PPSE nënshkruan një marrëveshje partneriteti nga e cila pritet një dalë një studim për realizimin e Qendrës TOKA për të ndihmuar me tranzicionin e organizatës si ndërmarrje sociale, projekti konkret i së cilës do të jetë hapja dhe menaxhimi i një qendre rekreacioni dhe mikpritjeje në Kosovë.
“Për fat të keq, Kosova është ende vend i varfër dhe ata që dëshirojnë t’i shërbejnë komunitetit në mënyrë të qëndrueshme, duhet të tregohen kreativë, pasi e vetmja mënyrë për të siguruar qëndrueshmëri është të gjenerosh të hyrat e tua. Qendra TOKA synon të bëjë pikërisht këtë”, thotë Jehona. Ky aktivitet do t’i kontribuojë edhe hulumtimeve ekzistuese për kornizën ligjore mbi ndërmarrjet sociale në Kosovë.