Modeli zviceran “St. Gallen” për menaxhimin e destinacionit për zhvillim të strategjisë së turizmit dhe si mund të zbatohet në kontekst të shndërrimit të Prizrenit në destinacion turistik edhe më tërheqës ishte në thelb të punëtorisë së organizuar më 16 tetor 2018.
Punëtoria, e organizuar bashkërisht nga Komuna e Prizrenit dhe projekti Promovimi i Punësimit në Sektorin Privat u fasilitua nga Gabriela Crescini dhe Chritian Pallmer, dy ekspertë të turizmit nga zyra qendrore e Sëisscontact. Në punëtori morën pjesë rreth 40 profesionistë të profileve të ndryshme për të diskutuar se si të shfrytëzohet potenciali i Prizrenit për zhvillimin e mëtejshëm të turizmit.
Pjesëmarrësit përfaqësonin hotele, organizata kulturore, muze, guida të qytetit dhe malorë, sportistë të sporteve ekstreme, zanatlinj, agjenci turistike dhe të transportit si dhe institucione komunale dhe qendrore. Të gjithë bashkërisht i kontribuan identifikimit të rrjedhës së turistëve në qytet dhe si Prizreni të bëhet më i dukshëm në hartën e destinacioneve turistike.
“Zhvillimi i turizmit është mundësi e madhe për zhvillimin e komunës sonë të cilën duhet të shfrytëzojmë. Deri në fund të vitit pos këtij plani do të kemi edhe zgjidhje për ngritjen e kapaciteteve turistike, që mundëson zgjatjen e qëndrimit të turistëve ekzistues dhe rritjen e numrit të turistëve në Komunën tonë” tha Mytaher Haskuka, Kryetari i Komunës së Prizrenit.