Kontaktoni me ne

+383 38 220 403

Kërko faqen

Peja si një destinacion i sigurtë 'Safe Travels'

Përmes bashkëpunimit më të fundit ndërmjet Komunës së Pejës dhe projektit Promovimi i Punësimit në Sektorin Privat, operatorëve turistikë të kësaj zone do t'u lëshohet certifikata 'Safe Travels' (Udhëtime të Sigurta).

 "Protokolli 'Safe Travels' është thelbësor për sektorin e turizmit për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19. Ai garanton sigurinë e turistëve, vizitorëve dhe punonjësve dhe funksionimin e vazhdueshëm të hoteleve, restoranteve dhe operatorëve turistikë", thotë Baki Hoti, President i Unionit të Turizmit të Kosovës, që do të ofrojë trajnimin, monitorimin dhe certifikimin 'Safe Travels' për rreth 26 njësi turistike në Pejë, në përputhje me memorandumin e mirëkuptimit të nënshkruar midis Komunës së Pejës dhe PPSE.

 Pasi bizneseve t'u lëshohet certifikata, ato do të ofrojnë shërbime dhe produkte në përputhje të plotë me masat parandaluese të vendosura nga protokollet. Përveç krijimit të mjedisit të sigurtë për klientt dhe punonjësit, vula 'Safe Travels' i shton vlerën destinacionit.