Më 25 dhe 27 tetor, CEED Kosova organizoi një vizitë studimore në Plovdiv të Bullgarisë. Qëllimi i kësaj vizite ishte për të mësuar nga kompanitë bullgare me përvojë të industrinë e përpunimit të ushqimit për lancimin e produkteve të reja në treg si dhe përmirësimin e produkteve ekzistuese. Ata gjithashtu patën mundësi të njohin më mire industrinë ushqimore të Bullgarisë dhe të mësojnë më shumë rreth praktikave më të mira që kompanitë e suksesshme bullgare kanë krijuar gjatë viteve.
Grupi vizitoi Konex-Tiva Canning, një kompani e përpunimit të ushqimit që prodhon më shumë se 60 produkte të ndryshme si salca të ndryshme, perime të marinuara, xhem etj.
Grupi pati gjithashtu mundësinë të vizitojë Universitetin e Plovdivit për Teknologjitë e Ushqimit, ku mësuan për projekte të ndryshme kërkimore që ata zhvillojnë në industrinë e përpunimit të ushqimit, si dhe eksploruan mundësitë që ky universitet ofron për kompanitë e Kosovës në drejtim të ngritjes së kapaciteteve të teknologëve të ushqimit në kompanitë e tyre.
Kjo vizitë studimore është pjesë e projektit “Coaching for Growth”, i mbështetur nga Programi PPSE Swisscontact dhe i implementuar nga CEED Kosova