Kontaktoni me ne

+383 38 220 403

Kërko faqen

Komercializimi i paragliding në Prizren bën më atraktive ofertën turistike të qytetit

Duke filluar nga muaji gusht 2018, aktiviteti i paragliding do t’i ofrohet turistëve në Prizren si produkt i komercializuar. Çka nisi si nismë e entuziastëve të aeroklubit Shkaba, tërhoqi interesimin e Komunës së Prizrenit në kuadër të përpjekjeve të veta për të përmirësuar ofertën turistike të qytetit.

Përmes një marrëveshjeje tripalëshe të nënshkruar rishtazi ndërmjet aeroklubit Shkaba, Komunës së Prizrenit dhe projektit Promovimi i Punësimit në Sektorin Privat të Sëisscontact-it, ky produkt i ri do të zhvillohet më tej për të plotësuar standardet për komercializim dhe më pas, t’u ofrohet të gjithë vizitorëve të interesuar në Prizren.

Në bazë të kësaj marrëveshjeje, Komuna e Prizrenit do të kontribuojë me ofrimin e infrastrukturës bazë, ruajtjes së pajisjeve për paragliding dhe promovimin. Përmes mbështetjes nga PPSE, ky aktivitet do të krijojë rreth 7 vende pune të reja për pilotë, më shumë të ardhura për ofrues të shërbimeve si të ushqimit dhe transportit dhe do të rezultojë me Prizrenin si një destinacion turistik edhe më atraktiv.